Categories: AktualitetLajme

Plani i masave të OSSH për sezonin veror, Balluku: Kemi përmirësuar sistemet, vëmendja kryesore në ultësirën perëndimore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me drejtorët rajonal të OSSH-së, lidhur me planin e masave për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit veror.

Balluku bëri me dije se janë ngritur task-forca dhe po ashtu është bërë edhe një përmirësim i sistemeve.

Balluku tha se vëmendje kryesore duhet të jetë në ultësirën perëndimore, por theksoi se nuk duhet lënë pas dore edhe zona veriore, ku kërkoi  vëmendje më të shtuar me grupet e punës.

E gjithë pesha e sezonit bie mbi ju në këto momente. Jemi të gjithë në dijeni që fluksi i turistëve ka nisur që në fillim të muajit maj dhe do të përfundojë ndoshta në fund të  tetorit. Janë ngritur task-forca, por OSSH luan një rol shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij sezoni. Ne kemi bërë edhe një përmirësim të sistemeve tona, vëmendja kryesore qëndron në ultësirën perëndimore si zona me dendësinë më të madhe të hoteleve dhe njësive tregtare që i shërbejnë turizmit, por nuk duhet lënë pas dore edhe fakti që njësi hoteleria ka edhe në zonën veriore. Atje duhet vëmendje më e shtuar me grupet e punës dhe grupet e gatshme në terren. Qeveria po përgatit një ligj të veçantë që do t’i dedikohet investimeve në zonat veriore që ka për synim edhe përthithjen dhe kthimin e emigrantëve që duan të vijnë dhe të vlerësojnë pronën që kanë dhe detyra e parë që do të lindi menjëherë është forcimi i rrjetit”, tha Balluku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.