Taksia e parë fluturuese pa pilot mund të fluturojë në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar pas dy vitesh. Departamenti i Transportit (DfT) ka publikuar planin e tij të veprimit për të ardhmen e fluturimeve, i cili gjithashtu propozon taksitë fluturuese pa pilotë në bord deri në vitin 2030. Ajo ka parashikuar gjithashtu përdorimin e rregullt të dronëve për luftimin e krimit deri në fund të dekadës.
“Udhërrëfyesi”, ose më saktë plani i fluturimit, do të nënkuptonte adoptimin e teknologjisë “dikur të kufizuar në fushën e fantashkencës”, sipas DfT, me teknologjinë e dronëve.
“Teknologjia e fundit e baterive do të revolucionarizojë transportin siç e njohim ne, ky plan do të sigurojë që ne të kemi infrastrukturën dhe rregulloren për ta bërë atë realitet. Nga taksitë fluturuese te dronët e shërbimit të urgjencës, ne po sigurohemi që Mbretëria e Bashkuar të jetë në ballë të këtij ndryshimi dramatik në transport, duke përmirësuar jetën e njerëzve dhe duke rritur ekonominë”, tha Ministri i Aviacionit dhe Teknologjisë Anthony Browne
Përtej Atlantikut, kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, zbuloi një plan të ngjashëm në nëntor të vitit të kaluar për të përdorur taksitë elektrike ajrore deri në vitin 2025-2026 për të fluturuar njerëzit drejt dhe nga aeroportet e qytetit. Propozimet do të lejojnë dronët të fluturojnë përtej vijës vizuale të shikimit në mënyrë që sektori të rritet pa kufizuar qiellin për avionët e tjerë./ Skynews
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.