Plani i mobilitetit/Bashkia Shkodër zhvilloi një takim planin e lëvizshmërisë në qytet
Bashkia Shkodër ka mbajtur takimin e tretë të hartimit të planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban për qytetin e Shkodrës.
Të pranishëm në këtë takim përvec drejtuesve të bashkisë Shkodër kanë qënë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të mobilitetit dhe grupe të interesit të cilët kanë shkëmbyer idetë e tyre dhe janë njohur me ecurine e deritanishme të këtij plani. Ky plan përvecse do të shërbejë për të orientuar investimet nga projekti i mësipërm, do të jetë edhe një dokument I rëndësishëm i bashkisë Shkodër për të përcaktuar objektivat e mobilitetit në Shkodër.