Categories: LajmePolitikë

Plani i Motivimit të Administratës Publike, Rama: Fleksibilitet në orarin e punës, kryesore mirëqenia e punonjësve

Është prezantuar këtë të mërkurë (29 maj) Plani i Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit shqiptar në shërbim të interesave të vendit e të qytetarëve.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se në plan të parë do të jetë mirëqenia e punonjësve në administratën publike, duke e vënë theksin te nevoja për fleksibilitet në orarin e punës.

Është e panevojshme që të jetë kjo ngarkesë, duke patur parasysh edhe nënat e reja që kanë fëmijë, mund të ketë edhe shkëputje për të shkuar për t’u kujdesur për fëmijët, për prindërit e moshuar për vjehrrit. Mirëqenia  shpirtërore, psikologjike e punonjësve, sidomos në administratën publike është e dorës së parë. Shumëkush akoma jeton me idenë e krijuar të në administrate që është një çerdhe njerëzish që gjithë ditën lëvizin lekë nga njëri xhep te tjetri, që punojnë si të vjedhin etj., që është një perceptim i ngritur në mënyrë sistematike dhe natyrisht pastaj ilustrohet me shembuj të caktuar keqbërësish në administratë që po ekspozohen nga drejtësia. Fakti që sot publiku ballafaqohet me më shumë raste që i sheh, nuk tregon që korrupsioni është rritur, por që po luftohet seriozisht. Por është e padrejtë që për shkak të një pjesë të njerëzve të shikohet e gjithë masa e madhe e atyre  që punojnë si e njollosur”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe rritjen e pagave, teksa tha se do të hyjë në fuqi në qershor. Paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro.

Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave dhe të gjithë do kenë një rritje në pagën e tyre dhe arrijnë objektivin që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që kemi dhe paga e radhës do jetë paga e rritur dhe është një rritje shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin, nga vjet në sivjet janë 400 mln në total që janë vendosur për kapitalin njerëzor. Nuk është një rritje që ne e shikojmë si fundin e procesit, por është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe”, u shpreh kryeministri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Historike për KosovënShqipëri – Andorra, Policia e Shtetit publikon masat për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, rrugët që bllokohen

Policia e Shtetit, publikoi të dielën planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, Shqipëri…

15 hours ago

Historike për Kosovën, ngjitet në Ligën B

Arritje historike. Një fitore 3-1 dhe… Kosova e sheh veten në Ligën B të Ligës…

15 hours ago

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet, gati për Andorrën

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për…

15 hours ago

Itali e çmendur, por… në “Final Four” shkon Gjermania

Nuk ka Final Four të Ligës së Kombeve për Italinë e Spallettit, që në Dortmund,…

15 hours ago

Liga e Kombeve: gjysmëfinalet do të jenë Gjermani-Portugali dhe Spanjë-Francë

Janë përcaktuar gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Portugalia do të sfidojë Gjermaninë(gjermanët mundën Italinë), përmbysi…

15 hours ago

Moti me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

15 hours ago

This website uses cookies.