Plani i rritjes ekonomike, BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit

BE njofton lëvrimin

Shqipëria do të marrë deri në fund të muajit mars pjesën e financimit që lëvrohet automatikisht nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian.

Delegacioni i BE-së në Tiranë iu përgjigj interesimit të RTSH-së për afatet e lëvrimit të këtyre fondeve, duke kujtuar se “Plani i Rritjes përfaqëson një ofertë gjithëpërfshirëse të BE-së për Ballkanin Perëndimor për të nxitur progresin dhe për të reduktuar hendekun e zhvillimit midis Shqipërisë dhe BE-së”.

Qëllimi i tij është të plotësojë dhe përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE. Plani mbështetet nga një instrument i ri financimi i bazuar në performancë, Faciliteti për Reforma dhe Rritje,” thuhet në përgjigjet e delegacionit europian.

Në përgjigjen zyrtare, fondet e quajtura “Brenda Planit Parafinancim” dhe përkatësisht 7 për qind ose 61 milionë e 922 milionë euro që i takojnë Shqipërisë, pritet të realizohen brenda muajit mars.

Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe pas miratimit të Agjendës së Reformës, Shqipëria do të marrë 7 për qind parafinancim. Shqipëria është në proces të përfundimit të miratimit të brendshëm të Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huasë, duke përfshirë ratifikimin e saj nga Kuvendi i Shqipërisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Shqipërisë për të finalizuar parafinancimin që pritet deri në fund të marsit 2025,” sqaron delegacioni europian në Shqipëri.

Paketa e përgjithshme për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi – kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën 2024–2027.

Brenda saj, një tjetër kushtëzim lidhet me veprimin e vetë vendeve për të përmbushur përfitimin e 2 miliardë eurove grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.

Siç u tha në paraqitjen e parë të këtij plani, vendeve të rajonit u është thënë qartë se shuma do t’u shpërndahet vendeve të tjera nëse nuk shihen rezultate në kryerjen e reformave pas një ose dy vitesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.