Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur mbi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e palestinezëve. Në lidhje me propozimin e fundit, Rubio u shpreh se do të jetë i përkohshëm.
“Propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për të rivendosur popullsinë e Gazës do të ishte vetëm i përkohshëm”, tha Rubio.
Në një udhëtim në Guatemalë, Marco Rubio tha se propozimi i Trump nuk ishte armiqësor, por një lëvizje bujare, duke treguar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone.
Ai tha se ideja ishte që banorët e Gazës të largoheshin nga territori për një periudhë “të përkohshme”, ndërsa mbeturinat të pastroheshin dhe të bëhej rindërtimi.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt sqaroi më tej komentet e Trump, duke thënë se SHBA nuk po planifikonte të vendoste “çizmet në tokë” në territor.
Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka thënë se banorët e Gazës “duhet të lejohen të gëzojnë lirinë e daljes dhe imigrimit”, por dha pak detaje se si do të funksiononte kjo.
Sipas ligjit ndërkombëtar, përpjekjet për të transferuar me forcë popullsi nga territori i pushtuar janë rreptësisht të ndaluara.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti ishte i përkushtuar për të rindërtuar Gazën dhe për të zhvendosur “përkohësisht” banorët e saj gjatë procesit.
Trump tha të martën se zhvendosja do të ishte e përhershme.
Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…
Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…
Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…
Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…
Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…
This website uses cookies.