Plani i Trump për luftën në Ukrainë, “Kievi t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonin kufitar të Donbasit”
Donald Trump është shpreh disa herë që nëse ai do të kishte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Rusia nuk do e kishte sulmuar Ukrainën. Ai po ashtu është edhe se nëse zgjidhet president lufta në Ukrainë do të përfundonte brenda 24 orëve, megjithatë ai nuk ka treguar sesi do të ndodhte kjo.
Por, së fundmi mediat amerikanë duke se kanë zbuluar atë që e kanë quajtur plani sekret i Trump për të dhënë fund luftës. Sipas këtij plani shkruan The Ëashington Post Trump do të bëjë presion ndaj Kievit që të heqë dorë nga një pjesë e territorit. Propozimi i tij është që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonin kufitar të Donbasit.
Gazeta citoi “njerëz që e diskutuan atë me Trump ose këshilltarët e tij dhe folën në kushte anonimiteti”. Por kjo politikë, shkruan The Uashington Post do të “shpërblente Vladimir Putinin” dhe “të falte shkeljen e kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, çka do të krijonte precedent edhe për shtetet të tjera.
Nëse ky plan do të ishte i vërtetë do të përbënte një ndryshim i madh nga politika e ndjekur prej presidentit Joe Biden, i cili i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake, që është kundërshtuar ashpër nga një pjesë e republikanëve në Dhomën e Përfaqësueseve.