Plani për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, Rama takon zv. presidentin e KE-së, Johannes Hahn
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Johannes Hahn, zv. President i Komisionit Evropian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin ka folur mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Takim me Johannes Hahn, zv. President i Komisionit Evropian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.