Plani prej 6 mld eurosh për Ballkanin, Várhelyi: BE do vihet në lëvizje para verës

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi deklaroi në samitin që po mbahet në Malin e Zi se Bashkimi Evropian që do të fillojë që këtë verë që të vihet në lëvizje për planin prej 6 miliardë eurosh për vendet e rajonit të Ballkanit.

Megjithatë, Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian theksoi vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhen lënë pas mosmarrëveshjet e vjetra.

Nëse kostoja e dërgimit të parave nga Beogradi në Tiranë do të jetë e njëjtë me atë nga Berlini në një qytet tjetër kjo do t’ju japë juve stimuj për të konkurruar dhe për t’u integruar si një i tërë.

Prandaj kjo është e njëjta gjë për të gjithë që t’i bashkoheni tregut të përbashkët evropian. Duhet kohë për të tejkaluar mosmarrëveshjet tradicionale siç janë ato për marrëveshje CEFTA. Rajoni nuk mund të përfitojë nëse ne vazhdojmë me mosmarrëveshjet e vjetra”, tha Olivér Várhelyi.

Ai vuri në dukje se para periudhës së verës, Bashkimi Evropian do të vihet në lëvizje mbi planin për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Lajmi i mirë është se plani i rritjes do të lërë gjurmë dhe do të tregojë se mund të keni reforma dhe një agjendë të përbashkët. Nëse shihni nivelin e angazhimit që rrjedh nga agjendat e mëparshme, jam informuar nga zyrtarët të përgjithshëm, të rëndësishëm, se zotimi për implementimin e reformave është zotim për zhvillimin e rajonit. Kjo do të thotë se brenda pak javësh këto plane do të implementohen dhe se përpara periudhës së verës ne do të mund të bëjmë lëvizjet e para”, theksoi Olivér Várhelyi.

Ndërkaq, më herët, Rama propozoi disa pikat që duhet të rakordohen mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor si dhe duhet ndërtuar një shans që vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor t’u jepet akses në tregun e përbashkët evropian.

Samiti dy ditor rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian. 

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore 

-Rritja e ndihmës financiare 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.