Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028.
Përpara miratimit në Këshillin Bashkiak, u zhvillua faza konsultative me aktorë social, institucional dhe përfaqësues e ekspertë .
Ky plan synon ngritjen e një qendre multifunksionale për familjet dhe individë në nevojë, zgjerimin e shërbimeve lëvizëse edhe në familje për moshën e tretë dhe përsonat me aftësi të kufizuar, ngritjen e fondit social në nivel bashkie si dhe fuqizimin e grupeve në nevojë.
Plani social, pas miratimit në Këshillin Bashkiak nis implementimin e tij edhe për 3 vitet e ardhshme.