Plastika ndot kanalin vaditës, banorët: I shërben pothuajse të gjitha tokave bujqësore të Nënshkodrës

Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme vijon që të jetë një problem në njësitë administrative të Bashkisë së Shkodrës. Përveçse në pjesë të ndryshme të rrugëve, mbeturinat i gjen të hedhura edhe në kanalet kulluese dhe ato vaditëse. Ky fenomen është prezent në kanalin e Mjedës,  i cili ka një rëndësi të madhe , sepse funksioni i tij është ujitja e pothuajse të gjitha tokave bujqësore të Nënshkodrës.

Kanali i Mjedës nis që në fshatin Mjedë të Bashkisë Vau Dejës dhe përshkon fshatin Stajkë, disa fshatra të tjerë e po ashtu edhe zonën e Hajmelit, shkon deri në kufijtë e qytetit të Lezhës. Ndotja e tij ka ndikuar edhe në mungesën e ujitjes të dhjetra hektarëve sipërfaqe të tokave bujqësore.

Bashkia Vau Dejës thotë se kanali i Mjedës është i nivelit të parë dhe nuk administrohet nga pushteti vendor, por nga Bordi i Kullimit në Lezhë. Në realitet është ndërhyrë disa herë në pastrimin e këtij kanali dhe janë banorët, të cilët mesa duket  nuk janë ndërgjegjësuar siç duhet duke shkaktuar ndotjen e mjedisit përreth. Për të mos mjaftuar dëmi mjedisor nuk mbetet vetëm për tokat bujqësore, sepse mbeturinat e atij kanali përfundojnë edhe në lumin Drin duke qenë se ka një dalje në këtë lum.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.