Platforma “Deputeti që duam”, Rama: Ata që duan të jenë pjesë e PS-së të aplikojnë

Në takimin e parë me grupin e aplikantëve në platformën “Deputeti që Duam” për Shqipërinë 2030, kryeministri Edi Rama u shpreh se përmes kësaj platforme do të evidentojnë kandidatura që mund të përzgjidhen në listën për deputetë.

Rama ftoi të gjithë ata që duan të jenë pjesë e Partisë Socialite dhe që kanë ambicie të aplikojnë në këtë platformë.

“Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, por që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presin që pasi u bë aplikimi dhe pasi i dhatë në atë aplikim arsyet tuaja, të ndodhë përzgjedhja.

Avantazhi i atyre që vijën më parë, është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar se sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh. Duke treguar se je një kandidat apo kandidate që i duhesh skuadrës së PS dhe ta demonstrosh këtë çdo ditë.

Të gjithë ata që kanë ambicie dhe duan të jenë pjesë e PS të vijnë dhe të aplikojnë në platformë. Do t’ju ndjekim nga larg se si do ta promovoni kandidaturën tuaj”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ambicia e PS-së është që të arrijë të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.

“Sot nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030. Ndaj na duhet një energji ende më e madhe, një PS që të jetë pasqyra ambicieje jo thjeshtë të vetvetes por të shoqërisë për Shqipërinë. Ne duhet  një parti që të jetë një parti pasqyrë e të gjithë forcave të progresit në vend, të mishëruara në fytyrën, mendjen dhe shpitin e të gjithë atyre që janë pjesë e këtyre forcave. Forcave të sipërmarrjes, universitare, të forcave të punës në fshat, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë forca mbështetëse të PS. Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t’ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj”, tha kryeministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.