Platforma për pagesat online, Rama me qytetarët: Koha e Shqipërisë moderne digjitale
Nis projekti pilot në Tiranë, Peshkopi e Përmet, për testimin nga konsumatorët të platformës së pagesave online.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është koha e Shqipërisë moderne digjitale, me më pak shpenzime financiare e kohore dhe më shumë të ardhura në arkën e shtetit nga TVSH nga ulja e informalitetit.
“Koha e Shqipërisë moderne digjitale edhe në pagesa, me më pak shpenzime financiare e kohore, më shumë të ardhura në arkën e shtetit nga TVSH nga ulja e informalitetit dhe më shumë siguri pa lekë me vete
Nis një projekt pilot në Tiranë, Peshkopi e Përmet, për testimin nga konsumatorët të platformës së pagesave pa lekë nëpër duar, nga fatura e kafes e deri te pagesat e dritave, ujit, celularit, gjobave, etj.
Konsumatorëve u jep avantazh të madh, kontrolli gjatë gjithë kohës i financës dhe mbi të gjitha e bën të mos ketë evazion nga ana e bizneseve. Plus ka të mirën që s’ka komision”, tha Rama.