Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH kalon në parametra

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar.

Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive satelitore si dhe 11 kanale radio në platformën transmetuese satelitore.

Së fundi RTSH njofton shikuesit e tij në Shqipëri dhe Europë, se transmetimi i programeve satelitore do ndryshojë parametrat e marrjes së sinjalit.

Parametrat e rinj për marrjen e sinjalit satelitor janë: Sateliti Eutelsat W2 (16A) në pozicionin orbital 16.0 gradë Lindje (East),  frekuenca 12522 MHz, Symbol rate 10833 MS/s, FEC 3/5, Polarizimi Vertikal, Modulimi S2 8PSK.

Për të marrë sinjalin me parametrat e mësipërm nevojitet një marrës satelitor DVB-S2.

RTSH bën me dije që duke filluar nga data 30 Mars 2025 transmetimi i programit televiziv në parametrat ekzistues të sinjalit do të ndërpritet dhe kanalet e rrjetit RTSH do mund të shikohen vetëm në parametrat e rinj.

Për çdo pyetje mund të shkruani në adresën noc@rtsh.al.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.