Platformë e re për tregun e punës, ngrihet sistemi që do të vlerësojë kërkesën dhe ofertën për punëtorë
Në kushtet e emigracionit të lartë dhe të rënies draftike të lindjeve, nevoja për fuqi punëtorë, jo vetëm në Shqipëri, por në pothuajse të gjitha shtetet europiane po bëhet një nevojë emergjente.
Shqipëria në vitin 2024 do të realizojë për herë të parë vlerësimin e nevojave për aftësi, duke mbledhur informacion nga biznesi për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tij, bazuar në vendet e lira të punës.
Zëvendësministrja Olta Manjani tregon posaçërisht për RTSH si do të bëhet ky vlerësim.
Do të ketë qendërzim të informacionit për shpalljen e vendeve të reja të punës. Kjo përfshin edhe kompanitë private që bëjnë rekrutime dhe shpallin vende të reja të punës.
Sot qeveria realizon gjurmimin në nivel kombëtar të të diplomuarve e certifikuarve në arsim dhe formim professional, duke vlerësuar cilësinë e arsimit e formimit professional, për të mundësuar lidhjen e aftësive me kërkesat e tregut të punës.
Sipas Manjanit 6 në 10 nxënës të arsimit profesional punësohen para diplomimit, ndërsa në Shqipëri funksionojnë 35 shkollat profesionale në të gjithë vendin.