Platformë politike kundër qeverisë, partitë opozitare takim krijimin e konfederatës së opozitës së bashkuar
Partitë e opozitës janë takuar këtë të premte (16 shkurt) për prezantimin e platformës kundër qeverisë dhe për krijimin e konfederatës së opozitës së bashkuar.
Partitë që marrin pjesë në takim janë PD, Partia e Lirisë, PAA, PR, PBDNJ, FRD, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Bashkimi Demokrat Shqiptar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane.
Në fjalën e tij gjatë tryezës së takimit, Vangjel Dule u shpreh se nisja e këtij procesi, shërben për të sjellë në fron forcat politike. Ai u shpreh se nga protesta e 20 shkurti deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita e bashkuar do risjellë shpresën në vend dhe do çoj vendin në fitoren e kërkuar.
“Ta konsiderojmë hapin e sotëm fillimin e një procesi për të sjellë në këtë fron të gjitha forcat politike dhe shoqërore sepse nuk duhet të mbetet një lëvizje në rrafshin politik. Duhet që kjo të përfshijë qytetarët shoqërinë civile, që duke nisur nga protesta e 20 shkurtit deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të risjellim shpresën, të çojmë këtë popull e shoqëri në fitore. Fitore që do sjellë ndryshimin e gjithëkërkuar”, u shpreh Dule.
Përfaqësuesit e partive opozitare shohin me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, cënimin e sistemit kushtetues, braktisjen mavisë të vendit nga shqiptarët, mospjesëmarrjen e diasporës në votime. Ata ia kanë faturuar qeverisë “Rama” të gjitha shkaqet dhe arsyet që kanë çuar në pasojat e sipërpërmendura. Sipas përfaqësuesve të partive opozitare, qeveria Rama kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet dhe se është e bazuar në korrupsion, krim, drogë e burgosje politike të liderëve të partive opozitare.