Categories: LajmePolitikë

Platformë politike kundër qeverisë, partitë opozitare takim krijimin e konfederatës së opozitës së bashkuar

Partitë e opozitës janë takuar këtë të premte (16 shkurt) për prezantimin e platformës kundër qeverisë dhe për krijimin e konfederatës së opozitës së bashkuar.

Partitë që marrin pjesë në takim janë PD, Partia e Lirisë, PAA, PR, PBDNJ, FRD, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Bashkimi Demokrat Shqiptar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane.

Në fjalën e tij gjatë tryezës së takimit, Vangjel Dule u shpreh se nisja e këtij procesi, shërben për të sjellë në fron forcat politike. Ai u shpreh se nga protesta e 20 shkurti deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, opozita e bashkuar do risjellë shpresën në vend dhe do çoj vendin në fitoren e kërkuar.

Ta konsiderojmë hapin e sotëm fillimin e një procesi për të sjellë në këtë fron të gjitha forcat politike dhe shoqërore sepse nuk duhet të mbetet një lëvizje në rrafshin politik. Duhet që kjo të përfshijë qytetarët shoqërinë civile, që duke nisur nga protesta e 20 shkurtit deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të risjellim  shpresën, të çojmë këtë popull e shoqëri në fitore. Fitore që do sjellë ndryshimin e gjithëkërkuar”, u shpreh Dule.

Përfaqësuesit e partive opozitare shohin me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, cënimin e sistemit kushtetues, braktisjen mavisë të vendit nga shqiptarët, mospjesëmarrjen e diasporës në votime. Ata ia kanë faturuar qeverisë “Rama” të gjitha shkaqet dhe arsyet që kanë çuar në pasojat e sipërpërmendura. Sipas përfaqësuesve të partive opozitare, qeveria Rama kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet dhe se është e bazuar në korrupsion, krim, drogë e burgosje politike të liderëve të partive opozitare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

3 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

3 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

3 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

3 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

3 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

3 hours ago

This website uses cookies.