Plazh ditor në Shirokë/Të shumtë qytetarët që i drejtohen brigjeve të liqenit
Pushuesit janë kryesisht shkodranë, të cilët me biçikleta i drejtohen Shirokës duke e shfrytëzuar si plazh ditor.
Teksa i pyet mbi arsyet përse e frekuentojnë pushuesit veçojnë ujin e pastër, pamjen mahnitëse, bimët kurative dhe ajrin e pastër. Disa e zgjedhin për ecjen apo vrapin e mëngjesit , të tjerë për të ngrënë një drekë ku gatimi tradicional është tava e krapit e tashmë në ditët e ngrohta të shumtë janë ata që e shfrytëzojnë edhe si plazh dhe lundrim në liqen. Përveç vlerave të padiskutueshme që të servir, Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, çka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike, siç mund të ndodhë me plazhet e tjera larg qytetit..