Plazh edhe në shtator/ Pushuesit në Velipojë këtë muaj kryesisht nga Kosova.
Megjithëse jemi në muajin shtator dhe temperaturat kanë zbritur disi , sërish plazhi i Velipojës po frekuentohet nga pushuesit. Pushuesit që kanë zgjedhur Velipojën këtë muaj, më të shumtë janë nga Kosova.
Arsyeja pse zgjedhin këtë periudhë për të pushuar lidhet me qetësinë dhe rënien e fluksit të njerëzve. Ndërsa vlersojnë Velipojën si një ndër plazhet më të mira në vend. Ky sezon turistik ka qenë i suksesshëm për plazhin e Velipojës, pasi ka njohur një rritje të ndjeshme të pushuesve.