Plazhi vijon në Velipojë – Pushuesit vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit
Moti me diell dhe ndërprerja e reshjeve ka rikthyer pushuesit në bregdetin e Velipojës.
Pushuesit janë kryesisht shqiptarë të Kosovës, të cilët vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit .
Por ka edhe nga ata pushues që pushimet në këtë periudhë të viti i kishin planifikuar për të shmangur mbipopullimin që bregdeti i Velipojës ka gjatë sezonit.
Plazhi i Velipojës ka pritur gjatë këtij sezoni një numër të lartë pushuesish, ku ndryshe nga vitet e tjera kanë qenë edhe të huaj