Plotësimi me mjekë, Hallunaj: Organika e plotësuar, por shohim për specialistë të rinj

Aktualisht të gjitha repartet në spitalin Rajonal Shkodër janë plotësuar me mjekë specialistë. Megjithatë, sipas drejtorit të këtij institucioni, Senad Hallunaj, duke parë fluksin e shtuar që spitali mbulon, pritet të ketë edhe ardhje të mjekëve të rinj
Aktualisht janë 9 mjekë, të cilët kanë mbushur moshën e pensionit, por vijojnë të japin kontributin e tyre.
Kirurg, neurolog, kardiolog dhe onkologë janë specialistët më të rinj që i janë bashkuar mjekëve të Spitalit Rajonal Shkodër. Ndërkohë, që pas plotësimit me kardiolog, shërbimi i hemodinamikës muajin që lamë pas është kthyer me sherbim 24 orësh.