Plotësohen kuotat në infermieri/ Pjetri: Nga 100 kuota, janë plotësuar 96 prej tyre

inferemieri
100 kuotat e ofruara nga departamenti infermieri në Shkodër janë drejt ezaurimit ndonëse ende nuk ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve. Shefi i departamentit Emiljani Pjetri thotë se nga 100 kuota të ofruara janë plotësuar 96 prej tyre. Për 4 kuotat e mbetura konkurojnë 200 aplikantë. Kuota të veçanta ka edhe për shqiptarët e Kosovës, Malit të zi dhe Maqedonisë. Në degën infermieri janë lënë 8 kuota pë rata që duan të ndjekin infermierinë si fakultet të dytë, ku nga këto 6 janë plotësuar. Infermieria vijon të jetë dega më e pëlqyer prej vitesh pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku ndër vite kuotat e ofruara plotësohen që në raundin e parë të regjistrimeve.