Pneumonia te fëmijët në Kinë – Pekini: Nuk ka patogjenë të pazakontë pas rritjes së rasteve
Kina Veriore që nga muaji tetor ka regjistruar një rritje të rasteve të fëmijëve të prekur nga pneumonia, gjë që krijoi shqetësim tek Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në një reagim kjo e fundit konfirmoi se autoritetet shëndetësore të Kinës nuk kanë zbuluar ndonjë patogjen të pazakontë ose të ri dhe kanë ofruar të gjitha dhënat e kërkuara lidhur me rritjen e këtyre rasteve te fëmijët.
Agjencia e OKB-së i kërkoi Kinës informacion epidemiologjik dhe klinik, si dhe rezultatet laboratorike përmes mekanizmit të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit.
Kina sqaroi se rritja e rasteve të të prekurve nga sëmundja e ngjashme me gripin është e lidhur me heqjen e kufizimeve të COVID-19 së bashku me qarkullimin e një infeksioni të zakonshëm bakterial i cili ka qarkulluar që nga maji në këtë vend dhe zakonisht prek fëmijët e vegjël.
Organizmi Global i Shëndetit u ka kërkuar njerëzve të ndërmarrin hapa për të reduktuar transmetimin e virusit, duke përfshirë vaksinimin, mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave.
Ndërsa autoritetet shëndetësore kineze u bëjnë thirrje banorëve, të moshuarve dhe veçanërisht atyre me sëmundje kronike që të marrin vaksinën e gripit.