Categories: BotaLajme

Po dërgonin ushqime në Gaza, vriten në sulmin izraelit shtatë punonjësit e World Central Kitchen

Shtatë punonjës të World Central Kitchen, grupit jofitimprurës që ofron ushqime për rajonet apo komunitetet e goditura nga fatkeqësia, janë vrarë në Gaza në një sulm ushtarak izraelit.

Australia konfirmoi se një nga shtetasit e saj ishte në mesin e të vrarëve.

World Central Kitchen është një nga të paktat organizata ndihmash që shpërndajnë ushqime të nevojshme në Gaza, ku 2.2 milionë njerëz po përballen me mungesë ushqimi.

Themeluesi i World Central Kitchen, José Andrés, konfirmoi shtatë vdekjet, ndërsa janë gjetur dhe pashaportat e tyre që u përkasin vendeve nga Britania, Polonia e Austria. 

Sot @WCKitchen humbi disa nga motrat dhe vëllezërit tanë në një sulm ajror të IDF në Gaza. Unë jam i thyer dhe i pikëlluar për familjet dhe miqtë e tyre dhe gjithë familjen tonë të WCK. Qeveria izraelite duhet të ndalojë këtë vrasje pa dallim. Ajo duhet të ndalojë kufizimin e ndihmës humanitare, të ndalojë vrasjen e civilëve dhe punonjësve të ndihmës dhe të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë. Këta janë njerëz… engjëj… kam shërbyer së bashku në Ukrainë, Gaza, Turqi, Marok, Bahamas, Indonezi. Ata nuk janë pa fytyrë… ata nuk janë pa emër”, shkroi Andrés në X.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po kryen një rishikim të plotë në nivelet më të larta për të kuptuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Kryeministri australian Anthony Albanese teksa identifikoi viktimën australiane, dënoi ngjarjen duke e konsideruar plotësisht të papranueshme.

 “Ky është dikush që doli vullnetar në Australi për të ndihmuar njerëzit gjatë zjarreve. Ky është dikush që ishte vullnetar jashtë shtetit për të ofruar ndihmë përmes kësaj bamirësie për njerëzit që po vuajnë një privim të jashtëzakonshëm në Gaza. Australia pret përgjegjësi të plotë për vdekjet e punonjësve të ndihmës, gjë që është plotësisht e papranueshme”, tha Albanese.

Ai tha se qeveria australiane tashmë ka kontaktuar drejtpërdrejt me qeverinë izraelite dhe se Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë kishte kërkuar një “thirrje” nga ambasadori izraelit në Australi.

Hamasi dënoi sulmin duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara që të “marrin masa”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

1 hour ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

1 hour ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

1 hour ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

15 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

15 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

15 hours ago

This website uses cookies.