“Po hyjnë… Do na vrasin…!” Rrëfime tmerri nga pengmarrja në televizionin ekuadorian
Policia ekuadoriane ka bërë të ditur se ka liruar të gjithë stafin e mbajtur peng të një prej televizioneve në këtë vend si dhe ka arrestuar 13 persona.
Zëvendëskryeredaktori i lajmeve ka rrëfyer se si “një kameraman u qëllua në këmbë dhe një tjetri iu thye krahu në sulm”. Ndërkohë AFP raporton se gjatë pengmarrjes dëgjoheshin të bërtitura “Mos qëlloni, ju lutem mos qëlloni”.
“Ju lutemi, ata hynë për të na vrarë. Zot mos lejo që kjo të ndodhë. Kriminelët janë në transmetim”, shkroi një punonjës i TC AFP në një mesazh në WhatsApp, transmeton BBC.
“Nga kufjet më erdhi një zë që thoshte: Kini kujdes, ata po përpiqen të hyjnë, po vjedhin, po na grabitin”, tha Jorge Rendon për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Dyert e studios janë shumë të trasha, pothuajse të papërshkueshme nga plumbat, dhe ata po përpiqeshin të hynin sepse donin të kishin akses aty, kështu që ne do të transmetonim live gjithçka që ato do të na urdhëronin”, tha ai.
Ndërkaq, policia duke postuar video të të dyshuarve të arrestuar në mediat sociale dhe armët e tyre bëri të ditur se autorët do të “dënoheshin për akte terroriste”.