Po jeton suksesin në SHBA, violinçelistja shqiptare rrëfen takimet me yjet e njohur

Violinçelistja shkodrane Gjilberta Lucaj është një nga shqiptaret, e cila ka njohur suksesin ndërkombëtar dhe ka punuar me emrat më të njohur të muzikës botërore.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, violinçelistja Gjilberta Lucaj u shpreh se i është dashur shumë punë që e vogël për të arritur suksesin në karrierën e saj.

“Arti është që të mban ngjallë, është një rrugë shumë e vështirë por që në fund të jep një kënaqësi kaq të madhe sa nuk mund me e përshkruar njeriu. Unë jam lindur në Shkodër dhe mamaja ime ka pasur një piano dhe aty kuptova dëshirën time për muzikën. Unë erdha 16 vjeçe në SHBA ku fitova një bursë dhe kam studiuar 9 orë çdo ditë, më mpiheshin duart. Kur erdha këtu kuptova që isha shumë ndryshe dhe duhet të punoja shumë se konkurrenca është shumë e madhe”, tha ajo.

Duke rrëfyer takimet me yjet e njohur, Gjilberta Lucaj tha se mësimin më të madh e kishte marrë nga Beyonce, e cila bënte prova 20 orë në ditë për të qenë perfektë.

“Isha ftuar të luaja në një koncert privat në Nju Jork, bëra prova ku ishte edhe Beyonce, e cila ishte shumë e thjeshtë dhe nuk qëndronte me idenë se ishte Diva. Ajo punonte shumë dhe shumë serioze për punën e saj, bënte prova 20 orë në ditë për të qenë perfekte. Kjo më dha mësim dhe mua. Kurse takimi me Ricky Martin ishte gazmor, i këndshëm”, u shpreh ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.