Po kurohet për kancer, mbreti Çarls përballet me efektet anësore të ilaçeve

shkarko

Mbreti Çarlsi III ka dalë nga spitali ku u shtrua shkurtimisht një ditë më parë për të trajtuar efektet anësore të ilaçeve që po merr kundër kancerit.

Monarku 76-vjeçar i Britanisë së Madhe zbuloi vitin e kaluar se është sëmurë me një formë tumori që ende nuk e ka bërë publik. Ai është tërhequr nga detyrat publike prej tre muajsh, megjithëse vazhdon të takohet me kryeministrin dhe të konsultohet për politikat e qeverisë.

Madhëria e tij tani është kthyer në Clarence House [gaz. rezidenca mbretërore në Uestminster] dhe si masë përkujdesjeje, me urdhër të mjekut, programi i nesërm po ashtu do të riplanifikohet. Madhëria e Tij u shpreh ndjesën të gjitha atyre që mund të jenë prekur ose zhgënjyer,” njoftoi pallati mbretëror.

Mbretëria britanike vijon si një institucion prej 1 mijë vjetësh dhe po kryesohet nga mbreti Çarls nga viti 2022, me ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabeta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.