Po ndërtonte një dyqan pa leje, arrestohet 58-vjeçari nga Shkodra

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga njw 58- vjecar. Ai po ndërtonte pa leje, në lagjen “Guerile”, një strukturë betoni që do të shërbente si dyqan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.