Po ndërtonte pa leje 6 kabina druri dhe një objekt në Lumin e Shalës, 3 në hetim

3 persona janë vënë në hetim pasi akuzohen për ndërtim pa laje për qëllime turistike. Një objekt dhe 6 kabina druri po ndërtoheshin në zonën e Lumit të Shalës në Shkodër
Nën hetim janë vënë M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës si dhe dy vëllezërit, N. K. dhe K. K., pasi po ndërtonin një objekt, pa leje, po në Lumin e Shalës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
