Po përgatisim “dasmën”, presidenti Mishel në Tiranë: Koha të mbajmë premtimet për zgjerimin

Mishel

Mishel

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit mbajtur në Tiranë, Presidenti i Këshillit të BE, Sharl Mishel (o. Charles Michel), u shpreh se “Bashkimi Evropian kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim nga anëtarët aktualë dhe atyre të ardhshëm”.

Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim,” tha presidenti Mishel.

Zyrtari i lartë evropian foli më konkretisht për propozimin e tij në samitin e ‘Bled’ pak kohë më parë për zgjerimin e BE-së në 2 dekadat e ardhshme. Z. Mishel tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet medoemos ndërsa garantoi liderët se nuk do të presin më aq gjatë e se nuk do të zhgënjehen.

Sipas tij “ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së”.

Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vjet më parë dhe ka qenë rrugë e ngadaltë dhe zhgënjyese për ju dhe ne, por tani është koha për të arritur premisën tonë dhe për të realizuar këtë premtim. Afati ynë është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur shumë, dhe di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen në dasmë, por ne po e përgatisim këtë dasmë,” u shpreh ai ndër të tjera.

Është koha të mbajmë premtimet duhet të bëjmë shumë që të jemi gati. Ju duhet të realizoni angazhimet tuaja, ne duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarë të rinj,” tha ai, ndërsa iu përgjigj me batutë krahasimit të kryeministrit Rama, për procesin e zgjerimit.

Në përfundim, ai u shpreh se nuk mund të lejojnë që konfliktet dypalëshe të mbajnë peng zhvillimin e vendeve, duke shtuar se nuk mund të bashkëpunim pa pajtim dhe se konfliktet dypalëshe s’mund të lejohet të mbajnë peng të ardhmen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.