Lajme

“Po provokohemi familjarisht”, Kryemadhi: Më futën në sallë me Metën, shou emocional

Monika Kryemadhi akuzoi të mërkurën SPAK-un dhe GJKKO-në se po bëjnë një “shou mediatik, politik, por edhe emocional” me të dhe bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.

Znj. Kryemadhi po hetohet për korrupsion nga SPAK dhe ka marrë urdhër “detyrim paraqitje”. Për afro një orë, ajo u njoh me masën e sigurisë. Akuzat iu deklaruan në të njëjtën dhomë të gjykatës ku ndodhej edhe z. Meta, pranoi politikania e Partisë së Lirisë.

Ata përsëri bënë një provokim shumë të hapur për mua dhe familjen time, sepse ata e dinë shumë mirë marrëdhënien time personale me Ilir Metën, sepse në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë për të marrë masa arresti në grup. Kjo jo vetëm që shkel të drejtat e individit, se nuk jemi të akuzuar, por të gjithë të dyshuar. Poshtërsia e tyre më e madhe është që për të larguar vëmendjen nga Encro, nga trafiku i drogës, nga gjithë krimi që ka kapur çdo gjë, ata kërkojnë të bëjnë një shou edhe mediatik, edhe politik, por edhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot,” deklaroi znj. Kryemadhi.

Para GJKKO-së, Kryemadhi tha se trupa gjyqësore po tregohet e padrejtë me familjen e saj dhe po i vërteton idenë se është “e kapur” nga kryeministri Edi Rama.

Sapo pashë tre musketjerët e drejtësisë së Edi Ramës: Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajën, dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Kraja, që tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe e ka pranuar aktin, kur ju të gjithë jeni dëshmitarë se Meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa asnjë lloj mjeti identifikimi, me kallashnikovë etj.

Kërkuam të njiheshim me provat rreth thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar të Edi Ramës na la vetëm tre orë kohë për të parë dosjen, për të gjitha provat. I kam kërkuar edhe gjyqtarit, edhe prokurorit, për dosjen e shpërndarë në medie, që në fakt kanë shkelur nenin 279 të Kodit të Procedurës Penale për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Kjo godina këtu mbrapa nuk është drejtësia e re, por Departamenti i Marrëdhënieve të Publikut dhe Propagandës dhe Mashtrimit i Edi Ramës.

Sot kam kuptuar që vegla njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal, që nga incineratori i Tiranës, që nga 5D-ja e famshme, që nga pallatet e ndërtimit me paratë e drogës, që nga koncesionet të cilat vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve shqiptarë, ne sot i pamë me fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, për një sistem drejtësie të manipuluar, por mbi të gjitha është kriminale,” deklaroi znj. Kryemadhi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vendimi për Berishën, “Kushtetuesja”: Për “detyrimin e paraqitjes” dhe “ndalimin e daljes jashtë vendit”, jo arrestin në shtëpi”

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi i dhënë dje për ish-kryeministrin Sali Berisha, i referohet…

3 minutes ago

Situata e motit në Shkodër – Rrëshqitje të mëdha të dheut në segmentin rrugor Prekal – Kr.

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu që ka shoqëruar territorin e…

5 minutes ago

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Begaj: Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar

Presidenti Bajram Begaj uroi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë datë të shënuar,…

34 minutes ago

22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në…

37 minutes ago

Moti i keq- Probleme me furnizimin me energji në Lezhë. Ende i pezulluar lundrimi në Shëngjin

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme me furnizimin me energjie…

38 minutes ago

Dita e Alfabetit, uron ambasada e SHBA: Për të nderuar bukurinë e shqipes dhe rëndësinë e saj unike

Ambasada e SHBA ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në një…

40 minutes ago

This website uses cookies.