Po raportonte mbi tragjedinë në Lezhë, gazetarja e RTSH përballet me familjarin: S’mund të silleni ashtu
Gazetarja e RTSH Lusi Përgjegji është përballur me një situatë të pazakontë gjatë raportimit të drejtpërdrejtë për emisionin “Jetë Shqiptare” nga ambientet e jashtme të banesës së të moshuarës së vrarë një ditë më parë nga djali i saj.
Teksa raportonte mbi ngjarjen e rëndë, një prej familjarëve i është drejtuar gazetares Përgjegji me tonalitete të larta, duke e detyruar atë të ndërpriste raportimin dhe të largohej nga pallati.
Ndërhyrja e familjarit, solli reagimin edhe të moderatorit të emisionit, i cili i ka kërkuar familjarit të së ndjerës, që të moderonte mënyrën e komunikimit, dhe të tregohej i kujdesshëm ndaj gazetares dhe punës së saj.
“Sjellje e pahijshme zotëri, ndaj gazetares s’mund të silleni ashtu”, tha moderatori, i cili kërkoi më tej gazetares ndërprerjen e raportimit.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Lezhës të hënën (13 maj), ku një 88-vjeçare u vra nga djali i saj që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë e plagëve humbi jetën 88-vjeçarja Gjylije Dani, ndërsa policia arrestoi autorin Arsen Dani, 62-vjeç.