“Po sikur” – emisioni më i ri nga Valbona Selimllari nis të mërkurën në RTSH 1

“Po sikur” është emisioni më i ri që do të vijë çdo të mërkurë në RTSH 1 në orën 20:35.
Programi i ideuar nga Valbona Selimllari i dedikohet adoleshentëve dhe gjithçkaje që përfaqësojnë ata. Emisioni do të jetë një arenë në liri të plotë të fjalës, ku do të diskutohet për të gjitha problematikat që e prekin këtë moshë.
Çdo javë në studio do të jenë 40 të rinj, të cilët do të tregojnë ëndrrat e tyre, dashuritë, dilemat apo dhe rreziqet ku ekspozohen.
