Poçetino: Broja më kujton Kejnin e para disa viteve

Në konferencën për shtyp ku prezantoi sfidën e radhës së Çelsit, i cili pret sot në mbrëmje Aston Vilën në një ndeshje të vlefshme për “Kupën FA”, Maurisio Poçetino kishte fjalë të forta për Armando Brojën.
Trajneri argjentinas jo vetëm e krahasoi shqiptarin me një emër të madh si Herri Kejn, por la të kuptohej se largimi i tij nga “Stamford Bridge” nuk ishte edhe aq i sigurt.