Podkast/ Balerini i famshëm shqiptar tregon udhëtimin e vështirë: Në lagje më tallnin se vishja geta

Sot gëzon një famë ndërkombëtare si koreograf, por për shqiptarin Angjelin Preljocaj rruga për t’u bërë balerin nuk ka qenë e thjeshtë.

I ftuari i episodit të tretë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, artisti franko-shqiptar, balerini dhe koreografi Angjelin Preljocaj ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e tij, duke nisur me largimin nga Vermoshi. Kur prindërit e tij morën rrugën e emigrimit, ai ishte ende në barkun e nënës dhe lindi dy javë më pas në Francë.

Për t’u bërë balerin, atij iu desh të “luftonte” me kundërshtinë e prindërve, por edhe me talljet e fëmijëve sepse vishte geta. Por, siç thekson Angjelini, mjedisi kundërshtar ta përforcon akoma më shumë dëshirën.

Është pak për të qeshur. Unë e kam mbrojtur idenë që dua të kërcej para babait dhe mamasë time. Mamaja ishte pak e pavendosur, ajo punonte në uzinë dhe pyeti atje: djali im do të bëhet kërcimtar. Si mendoni? Dhe dëgjoi atje gjëra vërtetë të tmerrshme, pra rrëshqiti edhe ajo në kampin e babait. Por ishin edhe djemtë dhe vajzat e lagjes periferike ku jetoja, sepse prindërit e mi ishin të varfër, nuk jetonim në lagje rezidenciale, dhe atje sigurisht hip-popi nuk ekzistonte, ky kërcim urban, që është mashkullor, që është më i afirmuar, që është edhe moda, epoka e hip-popit. Dhe për djemtë e vajzat e lagjes sime, vallëzimi do të thoshte ky djali ka vesh geta dhe bën ca gjëra të çuditshme. Dhe ata talleshin me mua. Kështu që mu desh të luftoja dhe të afirmohesha. Mendoj se mjedisi kundërshtar ndonjëherë ta përforcon akoma më shumë dëshirën. Mendoj se sikur të ishin dakord të gjithë, ndoshta do të isha marrë me gjë tjetër”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

16 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

16 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

17 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

17 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

17 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

17 hours ago

This website uses cookies.