Categories: KulturëFLASH

Podkast/ Ermonela Jaho rrëfen “formulën” e suksesit: Të shtyn përpara flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes

Sopranoja e njohur shqiptare, me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka arritur sot majën e suksesit, por rrugëtimi që ka ndjekur nuk duket të ketë qenë i thjeshtë. E ftuar në Podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim”, ajo tregoi “formulën” e këtij suksesi “flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes”. Sipas Sopranos së famshme, kur diçka e do me gjithë shpirt, ka një energji që të shty të ecësh përpara për të kaluar çdo pengesë.

Formula e vetme është diçka e brendshme, është ajo energjia, ajo flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes. Me një punë të jashtëzakonshme sepse dhe ëndrra më e bukur, edhe ajo që duket diçka e jashtëzakonshme, le të themi, do një punë shumë të madhe sepse po të kapeshin ëndrrat kaq kollaj, nuk do të kishin këtë magji. Unë e kam dashur jashtë mase. Ndoshta me kalimin e kohës kam kuptuar që këndimi ka qenë kanalizimi ku unë kanalizoja ato ndjenjat e mia të thëna, të pathëna ku fantazia fluturon dhe nuk ka limit”, u shpreh Ermonela Jaho.

Megjithatë ajo pranon se duhet edhe një punë e vazhdueshme për të ecur përpara, duke nisur që me ushtrimet fizike pasi, siç shprehet sopranoja, trupi është instrumenti i saj.

Është një punë që nuk mbaron asnjëherë. Unë edhe sot e kësaj dite çdo mëngjes ngrihem, bëj ato ushtrimet e mia fizike, kam gjetur një lloj ritmi sepse këndimi, instrumentin e ke me vete dhe kushtëzohet nga gjendja shpirtërore, nga gjendja fizike, ne këndojmë pa mikrofon dhe mikrofoni ynë është trupi. Vrapi, peshat, shtanga, noti, me litar. Për shembull  500 kërcime me litar çdo mëngjes!

Ajo është kafja ime. Para se të pi kafen, 500 kërcime me litar, 500 kërcime sepse është kapaciteti i mushkërive që ndihmon në këndim dhe rrit atë staminën se je atlet. Sidomos sot Opera ka arritur në një dimension tjetër. Ti je një atlet, duhet të jesh një aktor dhe gjërat, ritmi është aq intensiv sa ti nuk ke kohë as të marrësh frymë dhe përgatit trupin, zëri etj, por sidomos ana fizike që ndihmojnë jashtë mase. Ne bëjmë prova, në një produksion normal 7-8 orë në ditë. Por të kesh gjithmonë këtë adrenalinën se nuk është se bën 3,4,5,6 orë prova dhe thua hajde se po këndoj një çikë, po këndoj më ngadalë këtu. Je në adrenalinë e sipër për 6-7 orë dhe këtë vetëm kjo stërvitja fizike dhe pikërisht fillon mëngjesi me 500 kërcime me litar, pastaj me pesha. Fillon e bën këto squats kur gjen një palestër afër teatrit apo afër apartamentit që ke marrë në atë periudhë ku do këndosh, një palestër me shtanga. Kështu që më pas kur fillon e këndon e ndien diferencën se ndien gjithë muskujt e trupit”, shpreh ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

6 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

6 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

6 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

6 hours ago

This website uses cookies.