Podkasti “Flasim”, Rama bashkëbisedim me nxënësit shqiptarë që triumfuan në finalen e “CodeWeek”

Kryeministri Edi Rama në episodin 2 të Sezonit 3 të Podkastit “FLASIM”, bashkëbisedoi me disa talente shqiptare që kanë triumfuar në finalen e gjashtë grupeve nga e gjithë Europa, në konkursin e njohur “CodeWeek”.
Ata treguan se në këtë konkurs aplikuan 47 shtete aplikuan nga Evropa, por vetëm disa u pranuan.
Shqipëria ishte ndër 6 shtete finaliste bashkë me Irlandën, Greqinë, Italinë, Estoninë dhe Letoninë.
Të rinjtë u shprehën se do të bashkëpunojnë edhe për projekte të tjera me njëri-tjetrin, ndërsa kanë krijuar një rrjet bashkëpunimi me shtetet e tjera.