“Podkasti “Flasim”, Rama me tre fituesit e Global CyberDrill 2024: Rritje pagash për këtë sektor
Shqipëria zuri vendin e parë në konkurrimin e Global CyberDrill, që vlerësohet si ngjarja më e madhe vjetore e që bën bashkë përfaqësues të komunitetit të ekspertëve nga e gjithë bota në një lajtmotiv të vetëm: Menaxhimin e shpejtë dhe adresimin efikas ndaj kërcënimeve kibernetike.
Ekipi kuqezi u përfaqësua nga Franc Zylyftari, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Adriano Lleshi dhe Ilir Daka, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
Në Episodin 16-të të Sezonit të 3, i PodKastit FLASIM, Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar “Skuadrën e parë në botë 2024″, Franc Zylyftari, Adriano Lleshi dhe Ilir Daka.
Në nisje të bashkëbisedimit me tre fituesit e garës Global CyberDrill, kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria u godit në një moment që e mban mend të gjithë nga një shtet i fuqishëm në këtë luftë dhe më duket me rëndësi që sot të ndajmë disa nga të vërteta të thënat dhe të pathënat e kësaj lufte me 3 protagonistë në frontin tonë të luftës”.
Duke folur për këtë arritje, Franc Zylyftari pranoi se ishte një eksperiencë e jashtzakonshme.
‘Kam qenë pjesë e ngushtë e ekipit, me duhet të pranoj se ishte eksperiencë e jashtëzakonshme. Konstatuan se dëmi nuk doli me sukses, ishte një copëz e vogël nga dëmi që kërkonin të bënin. Ishte luftë shumë e egër. AKSHI-i ishte traget i aktorëve të sponsorizuar shtetëror. Sulmi që Shqipëria u godit në atë kohë ishte me mision kibernerik shkatërrues. Dëmi të përkthehej në paralizimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Ndihemi mirë që evituam një sulm të tillë”, tha Zylyftari.
Nga ana e tij, Adriano Lleshi u shpreh se ishte pasioni që kishte për sigurinë kibernetike që e shtyu të bëhej pjesë e AKCESK.
“Pasioni që kam për sigurinë kibernetike. Duke mbaruar dhe shkollën për Tekonlogji infromacioni, në mbyllje të masterit aplikova për pjesën e programit të praktikave. Fitova kontratë 1-vjeçar e pranë AKCESK. Më bëri të mundur qasjen e idealeve si mund ta ruajmë autoritetin tonë. Është një adrenalinë e madhe duke parë dhe dinamikën që kemi, pasi nuk e di me cilët aktore ndeshesh. Ne jemi në evoluim gjatë gjithë kohës. Kjo më motivon shumë. Shumë oferta në vijnë por është një që gjë që limitohesh tek gjurmimi i autoreve”, u shpreh Lleshi.
Sakaq Ilirian Daka tha se u përpoqën që të gjenin pikat kyçe dhe të zgjidhnin me ushtrimet me shpejtësi.
“Kur pamë Shqipërinë në krye, thua çfarë mund të bëj më tepër. Ishte pjesa që filluam dhe kërkuam brenda vetes. Duke gjetur pikat kyçe në arritëm që të zgjidhim edhe ushtrime të tjera në vazhdimësi. Unë kam 13 vite në tregun privat. Vjen një moment dhe mendon, po eci mirë, por mendova a ka ndonjë gjë që mund të bëj që të lë shenja”, tha Daka.
Kryeministri Edi Rama premtoi sërish rritje pagash për këtë sektor.
“Këtë ritëm do të mbajmë, do ta bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruar në treg sepse është e vetmja mënyrë të kemi aty talentet më të mira, njerëzit më të motivuar dhe forcën më efektive në llogore. Kjo është realisht një luftë e jashtëzakonshme dhe shumë stresuese. Është 24 orë me sytë aty dhe në çdo moment mund të rrëshqasë terreni dhe digjesh”, tha Rama.
Global CyberDrill është një event unik që bashkon Autoritetet dhe Agjencitë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike nga e gjithë bota dhe shërben për të vlerësuar performancën e secilit ekip kombëtar në nivel global, si dhe për të nxitur ndërveprimin dhe partneritetit e njëzëshëm në menaxhimin e kërcënimeve kibernetike.
Gara u zhvillua mes 108 shteteve pjesëmarrëse, ku u simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike për të testuar ekipet kombëtare duke vlerësuar performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike.