Podkasti/ Rama me Gersi Trokën, fitues i Medaljes së Artë në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin
Gersi Troka, fitues i Medaljes së Artë në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin, për personat me aftësi ndryshe ishte i ftuari i radhës në të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.
Ne bashkëbisedim, Troka tregon që ka punuar fort për të arritur çmimin dhe se këtë sport e bën me shumë qejf.
“Unë dola kampion olimpik sepse kam punuar shumë, kam bërë shumë stërvitje gjatë gjithë kohës e nuk jam dorëzuar deri tani që u shpalla kampion noti.
Unë notin e kam filluar 9 vjeç ose 15 vjet dhe nuk jam ndalur kurrë në not sepse unë aty stërvitem dhe nga lodhja e madhe unë dua të bëj maksimumin e maksimumeve. Të jem nga kampionët më të fortë që ka këtu në Tiranë. Unë kam një hobi ndaj një kampioni, Michael Phelps. Ai ka thyer rekord edhe dua të notoj si Michael Phelps edhe të jem unë një nga kampionët më të mëdhenj që ka Shqipëria sot”, tha Troka.
Por mesa duket duket noti nuk është i vetmi sport që ai pëlqen pasi tregon që luan edhe basketboll, i pëlqën muzika por edhe politika.
“Përveç basketbollit kam shumë dëshira të tjera. Nga dëshirat që unë dua, është që të bëhem këngëtar sepse unë gjithë kohës dëgjoj vetëm muzikë. Më pëlqen hip hop, më pëlqen Noizi sesi këndon sepse ti je takuar vërtete me Noizin dhe unë dua të takohem vërtetë me Noizin”, shprehet ai ndërsa shton “Jam kampion, po kam qejf të merrem dhe me politikë”.
Fitues i Medaljes së Artë në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin kërkoi një premtim nga kryeministri që “Special Olimpikut” të njihet me ligj.