Poet i shuar në heshtje – Zef Staku, një figurë e shquar që ka nevojë të njihet

zef staku

Poeti, shkrimtari dhe përkthyesi i talentuar, Zef Staku lindi më 9 shkurt 1922 në një familje qytetare shkodrane.

Që në rininë e tij u shqua për talentin letrar dhe formimin atdhetar.

 Zef Staku, përveçse shkruante vargje për atdheun dhe për idealet e tij, ai ishte një poet me shpirt lirik.

Vargjet e tij ktheheshin në këngë, ku i këndonte luleve, vashës shkodrane dhe të bukurës natyrë.

Regjimi komunist nuk i kursente njerëzit e shquar si Zef Staku, edhe pse të pafajshëm.

 Ai njihet në Shkodër, si i riu që, më 20 korrik 1941, së bashku me një grup studentësh, hartoi protestën kundër rektorit të jezuiteve Cordignanos, për shkrimin e tij poshtërues ndaj kombit shqiptar.

Kjo figurë emblematike nuk është rastësi, sepse ai rridhte nga një familje plot vlera, edukatë, kulturë dhe atdhedashëse.

 Zef Staku mbylli sytë më 20 prill të vitit 2001, duke lënë pas një krijimtari të pasur letrare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.