Poeti ambicioz shkodran, Admiri ndjek studimet për Psikologji dhe kandidon për zgjedhjet në UNISHK

Arti i të shkruarit mesa duket qëndronte i fshehur tek Admiri, por prej dy vitesh ai ka dalë në dukje, në formën më elegante të tij, poezinë. Studenti shkodran, pak kohë më parë botoi librin e tij të titulluar “Lamsh”, i pari për të.
Admiri ndjek studimet në degën e Psikologjisë në UNISHK. Nuk lë pa evidentuar ngjashmërinë me letërsinë.
Ambicia e Admirit shkon përtej pasionit, pasi ai është një nga kandidatët për Këshillin Studentor Institucional.
Admiri premton se do të vazhdojë të ndjekë pasionin e të shkruarit, teksa shumë shpejt pritet t’i servirë lexuesve librin e tij të dytë, kësaj radhe një roman.