Poeti i humorit Pjetër Gjini në një libër / Autori Stefan Çapaliku thotë se kjo figurë ishte lënë në harresë
Figura e poetit të njohur shkodran Pjetër Gjini dhe promovimi i një libri dedikuar atij ishte fokusi i takimit të organizuar në mjediset e qendrës rinore “Arka” në Shkodër përmes një bisede me autorin Stefan Çapaliku.
Shkrimtari thotë se kjo figurë ishte lënë në harrese prej më shumë se 30 vitesh
dhe pak flitej për të por ajo çfarë përfaqësonte ai për kulturën dhe artin e në mënyrë të veçantë për Shkodrën kishte ndikimin e vet.
Libri “Pjetër Gjini” përmban copëza nga krijimtaria e tij por edhe trajtimin e kësaj figure përmes kujtimeve të ndryshme nga miq që kishin fatin ta njihnin nga afër atë.
Fundjava do të sjellë edhe një koncert dedikuar kësaj figure të shquar të humorit dhe bejtes shkodrane ndër vite.