“Poeti i mjerimit” në 112-vjetorin e lindjes / Në Muzeun Historik Shkodër u çel një ekspozitë me veprat e Migjenit ndër vite

Migjeni
Poeti i mjerimit “Migjeni” u përkujtua sot në 112-vjetorin e tij të lindjes përmes një aktiviteti me nxënës të ciklit 9-vjeçar organizuar nga Drejtoria Ekonomike e Kulturës dhe Muzeu Historik i Shkodrës në mjediset e këtij të fundit.
Drejtuesi i Muzeut Sokol Parmeza thekson rëndësinë e aktiviteteve të tilla në nderim të figurave historike të qytetit dhe siguron se edhe në vazhdim do të organizohen veprimtari të tilla.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe interpretimet e vargjeve të Migjenit përmes disa prej aktorëve të teatrit “Migjeni” ndërsa pjesë e tij ishte edhe ekspozita në katin e dytë të Muzeut me 18 vepra të poetit, të përkthyera në 6 gjuhë të ndryshme.