Poezi me “Dhimbje shpirtit”, promovohet libri i katërt i autores shkodrane, Marjana Sulejmani
Në Qendrën Rinore “Atelie” u promovua libri me poezi “Dhimbje shpirtit” i autores Marjana Sulejmani. Edhe pse prej vitesh larg Shkodrës, ajo nuk shkëputet asnjëherë nga rrënjët e saj. Autorja shkruan në gegërishten e bukur, ku e ndien se poezitë kanë një muzikalitet të veçantë, po aq sa edhe të dashur për lexuesin.
Poeti shkodran David Boseta, si redaktor i këtij libri shprehet mbi forcën shprehëse të vargjeve të Marjanës.
Ky është libri i katërt i autores shkodrane, Marjana Sulejmani. Gjatë aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës u interpretuan vargje poetike si dhe u trajtuan aspekte të ndryshme të poezisë.