Poezia bashkon gratë në Lezhë, aktiviteti u organizua nga biblioteka dhe klubi letrar “Ndoc Gjetja”
Gratë që punojnë në poste publike apo amvisat u mblodhën bashkë në Lezhë ku shijuan poezi të zgjedhura. Aktiviteti i veçantë u organizua nga Klubi i Letrave, Ndoc Gjetja dhe Biblioteka Gjergj Fishta. Poezia dhe leximi i saj ishte pjesë e kësaj tryeze që i bëri gratë së bashku në një ditë të zakonshme duke i shmangur nga përditshmëria apo ndasitë që mund të kenë.Lulzime Celami nga Klubi i Letrave tha se poezia eshte perbashkuese dhe kete e ka treguar edhe organizimi i ketij viti që i përfshiu gratë dhe vajzat në leximin e tyre.
Poezi të përzgjedhura u lexuan në mënyrë rastësore nga gratë.
Një ditë ndryshe përmes poezisë ka nisur të kthehet në traditë në Lezhë ku tashmë në fokusin e këtij aktiviteti janë gratë dhe vajzat e këtij qyteti.