Poezitë e autorëve të traditës – Aktiviteti i studentëve ishte konceptuar në formën e një montazhi poetik
Studentët e ciklit të dytë gjuhë-letërsi të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u bënë pjesë e një ore poetike.
Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një montazhi poetik me poezi të zgjedhura të autorëve të traditës si: De Rada, Çajupi, Frashëri, Fishta etj. nga pedagogu i Departamentit të Letërsisë, prof. asoc. dr. Gëzim Puka.
Për studentët, kjo orë poetike i ndihmon ata në teknikat interpretative.
Kjo orë poetike u shoqërua nga melodia që krijuan dy nga studentët pjesëmarrës me instrumentet e tyre. Rektori Gjuraj, i pranishëm në këtë aktivitet përgëzoi organizatorët për punën e bërë.