Pogaçe shtëpie me gjizë, të buta, të ngrohta dhe plot shije

pogace3214 1024x576 1

pogace3214 1024x576 1

Përbërësit

  • 3 gota uji miell
  • 1 gotë uji kos
  • 1 gotë uji vaj ulliri
  • 1 lugë të vogël kripë
  • 1 bustinë sodë buke
  • 2 kokrra vezë

Për masën: 250gr djathë i bardhë, i thërrmuar ose gjizë, gjysmë tufe kopër, gjysmë tufe majdanoz. Për t’ia hedhur sipër: fara të zeza të vogla (susam i zi).

Përgatitja

Përziejmë djathin e shkërmoqur (gjizën), koprën dhe majdanozin e grirë.

Në një enë tjetër hedhim miellin dhe sodën e bukës, pastaj hapim pjesën e brendshme, ku hedhim vezët (1 vezë e plotë, plus 1 të bardhë veze).

Një të verdhë të mbetur të vezës e heqim mënjanë dhe e ruajmë për të lyer sipër pogaçet.

Kësaj mase i shtojmë kosin, vajin e ullirit, kripën dhe e gjithë kjo masë zihet brumë. Ky i fundit duhet të bëhet i butë si pjesa e fundit e veshit.

Nga brumi marrim pjesë të vogla sa një kokërr mandarinë. Topin e vogël të brumit e hapim në pëllëmbë të dorës në formë rrethore dhe mesin e saj e mbushim masën e përgatitur me gjizë.

Brumin e palosim, duke i dhënë formën e gjysmëhënës (me masën brenda) dhe pastaj e shtypim në pjesën që bashkohet, me qëllim që të mos shpërndahet masa gjatë pjekjes.

Pogaçet i rreshtojmë me hapësirë nga njëra-tjetra, në tepsinë e vajosur pakëz.

Sipër i lyejmë me furçë me të verdhën e vezës, të rrahur në një enë më vete dhe sipas dëshirës, mund t’i hedhim sipër fara të zeza të vogla.

I pjekim në furre të nxehtë me 170 gradë./

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.