Categories: LajmeSport

Polemikat për ceremoninë hapëse të “Paris 2024”, organizatorët kërkojnë falje për skenat fyese

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kërkuan falje për çdo fyerje të shkaktuar nga një skenë në ceremoninë e hapjes së lojërave të premten, ku shfaqja e një grupi artistësh u pa nga shumë kritikë si një parodi e kryeveprës së famshme të Leonardo Da Vinçit “Darka e fundit”.

Megjithëse organizatorët thanë se skena ishte një “interpretim i Zotit grek të verës dhe festës Dionisit”, ngjashmëritë vizuale me “Darkën e fundit” u vunë re menjëherë dhe u kritikuan nga ata që thanë se ishte një përshkrim fyes i skenës klasike biblike, e cila përshkruan Jezusin dhe 12 apostujt.

Kisha Katolike në Francë, e cila ishte mes kritikëve, tha se ceremonia e Lojërave Olimpike përmbante skena talljeje me krishterimin.

Drejtori artistik i ceremonisë, Thomas Jolly, tha se nuk kishte qëllim të tallte apo denigronte askënd, ndërsa  shpjegoi se skena në fjalë ishte krijuar për t’iu referuar perëndive pagane greke. “Nuk do të gjendet kurrë në punën time dëshirë për të tallur apo denigruar dikë. Doja një ceremoni që bashkon njerëzit, por edhe që afirmon vlerat tona të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.”- u tha Jolly mediave franceze.

Është e qartë se nuk ka pasur kurrë një qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar,” u tha gazetarëve zëdhënësja e “Paris 2024” Anne Descamps.

Përkundrazi, unë mendoj se Thomas Jolly u përpoq të festonte tolerancën e komunitetit. Ne besojmë se kjo ambicie u arrit. Shprehim keqardhje nëse dikush është fyer,” u shpreh ajo.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Festa e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falën namazin në xhaminë e qytetit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…

11 hours ago

Ura që bashkon Velipojën me Ulqinin/Projekti ambicioz prej 20 milionë € i dy shteteve po shkon drejt konkretizimit

Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…

11 hours ago

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

11 hours ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

11 hours ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

11 hours ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

11 hours ago