Policët “kanë turp” nga psikologu, kreu i Sindikatës së Policisë: Profesion që shkakton gjendje të lartë stresi
Punonjësit e policisë janë më të rriskuarit për shëndetin mendor për shkak të profilit të punës, por megjithatë mentaliteti i mban ata larg konsultave me psikologun e vendosur nga shteti. Kryetari i Sindikatës të Policisë, Sadetin Fishta në një intervistë për RTSH Shkodra thotë se, kultura e policëve për të shkuar te psikologu është e ulët.
Nga ana tjetër, për kreun e Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, niveli i stresit tek forcat e policisë është jashtëzakonisht i lartë.
Punonjësi i policisë duke qenë në kushte stresante, nga njëra anë e mbron ligjin, por në anën e tjetër mund t’i kalojë dhe kufijtë e kërkesës për zbatimin e ligjit përfundon Fishta.