Policia ka ushtruar kontrollin rutinë në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të verifikuar nëse ai ndodhet në vendbanimin e përcaktuar nga gjykata e Posaçme.
Mësohet se dy efektivë të komisariatit Nr. 1 në kryeqytet kanë komunikuar me ish-kryeministrin te dera dhe më pas janë larguar.
Ish-kryeministri Berisha prej 30 dhjetorit është vendosur në masën e arrestit në shtëpi.
Gjykata i ka caktuar atij një polic për ta ruajtur, ndërkohë që i ka ndaluar komunikimet me njerëz jashtë pjesëtarëve të familjes.
Por ish-kryeministri në dy ditët e fundit ka mbajtur fjalime nga dritarja e banesës në një pallat në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet për simpatizantët e mbledhur poshtë banesës së tij. Nëse kjo është një thyerje e masës së sigurisë apo jo, ende nuk janë shprehur prokurorët e çështjes “Partizani”, Arben kraja dhe Enkeleda Millonai, nëse ata do i drejtohen gjykatës.
Në mosrespektimin e masës së sigurimit të detyrimit të paraqitjes prokurorët pritën afro një muaj për t’iu drejtuar Kuvendit për shtrëngimin nga detyrimi për t’u paraqitur në atë të arrestit në shtëpi.
Kraja dhe Millonai në shkresën dërguar Kuvendit vendosën edhe alternativën e marrjes së autorizimit për arrest në burg.
Prej 26 tetorit, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ish-kryeminstri Sali Berisha është nën hetim për dosjen e procedurave të privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Mbi të ka dyshime se favorizoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, të dy me akuzën e korrupsionit në këtë çështje.
Berisha i ka mohuar akuzat, por edhe ka denoncuar procedurën e organit të akuzës për nxjerrjen e masës së sigurisë pa marrë fillimisht autorizimin nga Kuvendi.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.